Rekord negativ, 481 minuta pa shënuar. Goli i Marcelo-s ka ardhur më pas, por është e vetmja notë pozitive e një tjetër dite që duhet harruar sa më shpejt nga Real Madrid.Levante, në fakt, ka mposhtur madrilenët në “Bernabeu”, që ka mbuluar lojtarët e Lopetegui me vërshëllima. Kanë qenë dy goditje të shpejta të miqve që kanë nxjerrë jashtë lojë Real-in dhe mbrojtjen vendase, me një Varane që duket më shumë i denjë për një film “horror” , sesa për “Topin e Artë”.
Trajneri, gjithsesi, nuk është shprehur i shqetësuar. “Pozicioni im? Për momentin është gjëja e fundit që mendoj”, ka thënë pas ndeshjes ish-trajneri i Real Madrid. Por mund të jetë gjëja e parë për të cilën mendon presidenti Perez, që në minutën e 30-të të takimit është kapur në tribunë me celular në dorë.
Natyrisht, rrjetet sociale nuk janë përmbajtur, me disa që kanë shkruar se po nxirrte një lajmërim pune për vendin e trajnerit dhe të tjerë që kanë thënë se po kërkonte në google se ku kishte përfunduar Sergio Ramos i vërtetë.Ndryshime në horizont? E vështirë të ndodhë, duke parë se dy ndeshjet e ardhshme të Real do të jenë kundër Viktoria Plzen në Champions League dhe kundër Barcelona-s në kampionat. Një ndryshim në stol mund ta përkeqësonte situatën.