Alvaro Morata ndihej më mirë tek Juventus? Kjo është pyetja që po bëhet gjatë këtyre ditëve në Madrid, ku ish-lojtari i bardhezinjve është kthyer verën e kaluar, me dëshirën e tij dhe të klubit spanjoll, me shpresën për të gjetur hapësira në formacionin titull, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe minutat që Morata ka luajtur nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t janë pak shumë të njëjta me ato që ka pasur në dispozicion me Zidane, ndoshta më pak. Me Juventus-in ai ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola në 2 vite; 25 ndeshje dhe 7 gola në një gjysmë sezoni me Real Madrid. Kështu, sipas portalit spanjoll “Diario Gol”, Morata është një objektiv i Arsenal-it. Florentino Perez duket se nuk është kundër shitjes së tij, por shifra që kërkon për largimin e sulmuesit është 75 milionë euro. “Topçinjtë” kanë zhvilluar kontakte me stafin e lojtarit për të kuptuar dëshirat që ka sulmuesi. Por për të interesohen edhe klube të tjerë të Premier League, mes të cilëve është edhe Chelsea i Antonio Contes.