Reali i Madridit është e qartë që këtë sezon, po kalon një fazë tranzitore, pas ikjes së Zidan dhe Ronaldos. Kjo gjë është normale, pasi jo vetëm ikja e këtyre ka ndikuar, por edhe tej ngopja me trofe ka bërë “punën” e vet.
Kështu që drejtuesit e Realit janë gati të bëjnë një revolucion të madh. Si fillim do të fokusohen te largimet dhe mbushja e arkave.
Kështu i pari që po ndjen rrezikun është trajneri, Solari nëse nuk fiton asnjë trofe do të largohet, madje dhe me kupën ai është për t’u larguar. Zëvendësuesit e tij mund të jenë dy, Murinjo dhe Poketino.
Lojtarët që do jenë drejt daljes pritet të jenë tre: Isko, Bejl dhe Marselo. Këta do të përbëjnë të shkuarën e Realit, që mund të fusë në arkat e klubit afërsisht 200 milionë euro.
Kjo shumë do të bëjë që madrilenët të hidhen në sulm dhe të sigurojnë emra si Hazard, Ikardi e plotë talente të tjerë që janë duke u përfolur në mediat spanjolle.