Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, do të vlerësojë personalisht nënshkrimin e Paulo Dybala. Do të jetë vetë drejtuesi i lartë madrilen, ai që do të vendosë nëse do të bëjë ofertë për të. Florentino Perez e kupton se në merkato nuk ka asnjë lojtar tjetër si sulmues me shumë gola si ylli i “Zonjës së Vjetër”.
Në kohën e tij, Real Madridi ishte i interesuar për “Joya”, por pastaj e ktheu vëmendjen nga Kylian Mbappe, i cili, pas një oferte të çmendur, përfundoi te PSZH. As presidenti Florentino Pérez dhe as krahu i tij i djathtë, Jose Angel Sançez, nuk kanë kaluar pa e vënë re sezonin e madh të ndërkombëtarit argjentinas me Juventusin, teksa ka rifituar edhe marrëdhënien e tij të madhe me golin. Paulo Dybala e ka bërë shumë mirë rolin e numrit “10”, që i është besuar në fanellën e tij, ashtu si liderin e ekipit të Torinos. Interesi i “Los Blancos” ishte ftohur disi pas finales së Ligës së Kampionëve në Kardiff, në të cilën “Joya”, si pjesa tjetër e Juventusit, nuk kishte ditën e tij më të mirë. Gjatë këtij sezoni gjërat kanë ndryshuar shumë dhe për mirë. Paulo Dybala, siç raportohet nga “MD”, është kthyer në menaxhimin e vëllezërve të tij, Matias dhe Gustavo, duke lënë mënjanë bashkëpunimin historik me menaxherin e tij, Pier Paolo Triulzi. Ai donte të jepte një shtysë të re për karrierën, edhe jashtë fushës.
Prandaj, tani, në qoftë se Florentino Perez, tashmë është duke negociuar me përfaqësuesit e tij në Spanjë, bie dakord me Juventusin, Dybala mund të përfundojë te Real Madridi në qershor. Për momentin, vetë presidenti i “Los Blancos” po përparon në mënyrë adekuate në këtë drejtim.