Mateo Kovaçiç nuk pritet të qëndrojë te Chelsea, edhe pse Sarri e dëshiron, pasi në akordin e huazimit nuk është parashikuar një opsion për blerjen e kartonit dhe bllokimi i merkatos nga FIFA pengon negociatat të mëtejshme me Real Madrid.
Këta të fundit mësohet se kanë marrë një ofertë nga rivalët e Atl. Madrid për mesfushorin kroat, por menjëherë presidenti Florentino Perez ka vënë veton. Ai nuk dëshiron të përforcojë një ekip që lufton për titull e për më tepër rival të një qyteti ndaj dhe oferta e tyre është refuzuar.