Pasi aleatët perëndimorë zgjodhën, për arsye të kuptueshme, të mos ndërhynin drejtpërdrejt në luftë, Ukraina po lufton e vetme. Ajo po mbron jo vetëm sovranitetin e saj, por, si rrjedhojë, lirinë dhe sigurinë në Evropë. Se sa larg mendon se mund të shkojë në ndjekjen e qëllimeve të saj do të përcaktohet jo pak nga mbështetja që mund të sigurojë nga partnerët e saj
Situata në Kiev po ndryshon. Euforia e disa javëve më parë, kur forcat ruse dukej se po tërhiqeshin, është kthyer në shqetësim për atë që është shndërruar në një luftë shkatërrimi në Ukrainën Lindore. Shqetësimi ndihet edhe në fjalimet e presidentit të palodhur Volodymyr Zelenskyy se mbështetja perëndimore mund të pakësohet, ose se liderët e saj mund ta shtyjnë vendin e tij drejt një paqeje të papranueshme. Rreth 108 ditë pas luftës, është më jetike se kurrë që aleatët e Kievit të mbeten të bashkuar dhe të vendosur në veprimet dhe mesazhet e tyre. Së pari, kjo nënkupton shtimin e dërgesave të armëve. SHBA dhe Britania e Madhe po ofrojnë sisteme raketash të afta për të gjuajtur deri në 50 milje, pasi kanë marrë garanci se nuk do të përdoren për të goditur brenda vetë Rusisë.
Kievi thotë se i duhen të paktën 60 – shumë më tepër se sa ishte premtuar – për të pasur një shans për të ndryshuar rrjedhën e luftës. Një paketë mbështetëse prej 40 miliardë dollarësh amerikane përfshin 19 miliardë dollarë ndihmë ushtarake afatshkurtër, por dërgesat do të kërkojnë kohë. Ukraina ka nevojë për më shumë armë tani për të zmbrapsur forcat ruse.
Po aq e rëndësishme është vendosmëria dhe qëndrueshmëria në diplomacinë e aleatëve. Është e rëndësishme në aspektin e sigurisë të shmanget izolimi i një lideri paranojak rus, i cili ka thyer tabutë për kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore. Por këmbëngulja e presidentit francez Emmanuel Macron se perëndimi nuk duhet ta “poshtërojë” Rusinë tingëllon edhe më i rrezikshëm. Vladimir Putin, forcat e të cilit vrasin ukrainasit, nuk meriton ndihmë për të shpëtuar imazhin. Gjermania dhe Italia kanë bërë gjithashtu thirrje për një armëpushim si një rrugë drejt një zgjidhjeje të negociuar. Presidenti i Ukrainës ka frikë nga një përsëritje e vitit 2014, kur Kievi u nxit të pranonte një marrëveshje që thjesht vulosi fitimet territoriale të Rusisë në lindje. Në një intervistë për Financial Times, Zelenskyy tha se një marrëveshje që i lë forcat ruse aty ku janë, tha ai, “nuk ishte një opsion për ne”.
Duhet të jetë gjithashtu e papranueshme për aleatët e Kievit; tolerimi i rrëmbimit të tokës ukrainase të Putinit me forcë, për herë të dytë, vetëm mund ta nxisë atë të përdorë agresion diku tjetër. Pa diskutuar drejtpërdrejt për kufijtë, presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtu një qëndrim ndryshe nga ai i Macron, dhe jo në kundërshtim me atë të Zelenskyy. SHBA nuk do të bëjë presion ndaj Kievit për të bërë lëshime territoriale.
Ajo dëshiron një “Ukrainë demokratike, të pavarur, sovrane dhe të begatë” që mund të pengojë agresionin e ardhshëm. Por ajo nuk do të përpiqet të “sjellë rrëzimin e Putinit”, ose të inkurajojë ose të mundësojë Ukrainën të godasë përtej kufijve të saj. Udhëheqësit perëndimorë duhet të jenë në gjendje të bashkohen rreth këtyre aspekteve- dhe t’i përdorin ato si një udhëzues në të gjitha kontaktet me Putinin e Rusisë. Mbi të gjitha, ata duhet të respektojnë parimin e vendosjes “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”. Pasi aleatët perëndimorë zgjodhën, për arsye të kuptueshme, të mos ndërhynin drejtpërdrejt në luftë, Ukraina po lufton e vetme. Ajo po mbron jo vetëm sovranitetin e saj, por, si rrjedhojë, lirinë dhe sigurinë në Evropë. Se sa larg mendon se mund të shkojë në ndjekjen e qëllimeve të saj do të përcaktohet jo pak nga mbështetja që mund të sigurojë nga partnerët e saj. Ata duhet ta pajisin atë me të gjitha mjetet e mundshme pa shkaktuar një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Më pas i takon Kievit të përcaktojë kohën dhe kushtet e çdo bisede paqeje me Moskën. (Financial Times)