Mjekët dhe okulistët kanë këshilluar vazhdimisht që njerëzit të mos përdorin celularin teksa janë të shtrirë ose të paktën të përdorin minimumin e dritës. Tashmë, kemi të bëjmë me personat e parë që e vuajnë drejtpërdrejtë përdorimin e celularit në shtrat! Bëhet fjalë për dy vajza nga New England, të cilat janë paraqitur në spitalin e zonës me probleme në shikim. 22 dhe 40 vjeçarja kanë kaluar atë që quhet: “verbim i përkohshëm nga smartphonet”. Dr. Gordon Plant, mjeku që trajtoi pacientet shprehet se kur i ka pyetur vajzat se çfarë po bënin në momentin kur shikimi u filloi të turbullohej, ato kanë treguar: “Ne po shikonim ekranin e celularit teksa qëndronim të shtrira në shtrat”. Plant tregon se “verbimi nga celulari” është i përkohshëm dhe mund të kalohet me një trajtim të thjeshtë.