Një kompani amerikane me bazë në Kaliforni po kërkon 20 ambasadorë për t’i punësuar në promovimin e një produkti. Kompania “Heavy Hitters” pranon punëtorë nga mbarë bota, por që ka kushte specifike.
Punëtorët e pranuar do të duhet të pijnë marihuanë, ndërsa do të udhëtojnë nëpër botë për të promovuar cigaren elektrikte të re nga kjo kompani, shkruan Indeksonline.
Përparësi për tu pranuar në këtë punë kanë njerëzit që kanë më shumë ndjekës në Instagram.
https://heavyhitters.co/pages/theoriginalsvids
Ambasadorët do të paguhen 1.200 dollarë në muaj dhe do të marrin produkte të kompanisë në vlerë 500 dollarë.
Për të konkuruar në këtë kompani, HeavyHitters ka bërë publike në faqen e saj formularin e aplikimit, ndërsa keni edhe 9 ditë afat për aplikim./Indeksonline