Njerëzit kanë përdorur të mirat e ushqimeve të fermentuara për shekuj me radhë. Lacto-fermentimi është mënyra më e zakonshme për të bërë ushqime të fermentuara. ‘Lacto’ është termi për “lactobacillus”, një lloj i veçantë i bakterieve, që gjenden në sipërfaqen e bimëve, në traktin gastrointestinal, zgavrën e gojës dhe vaginë. Acidi laktik vepron si një ruajtës natyral dhe pengon rritjen e baktereve të rrezikshme. Por, kjo nuk është fuqia e vetme e acidit laktik. Ai ofron shumë përfitime shëndetësore për të forcuar imunitetin, për të forcuar kujtesën, apo edhe për të parandaluar kancerin, për shkak të fuqive të veta antioksidante, si dhe për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme.
QEPËT E FERMENTUARA
Për të bërë këtë recetë përdorni gjithmonë kripë natyrale. Mund të provoni kripën rozë himaljane, e cila është e mbushur me minerale. Ju mund t’i përdorni qepët e fermentuara në shumë mënyra. Shtojini ato në sandviçë, sallata, tako dhe pothuajse çdo gjellë tjetër që i përshtatet shijes suaj.
PËRBËRËSIT:
1 kg qepë të vogla të qëruara
Një grusht me thelpinj hudhër
50 g kripë natyrale
1 litër ujë i pastër
Kavanoza me kapakë hermetik
ERËZA:
Koriandër
Piper i zi
Speca djegës të thata
PËRGATITJA: Prijini në feta qepët, ose lërini të plota. Shtoni kripën në kavanozat me ujë dhe trazojeni. Shtoni qepët. Sigurohuni që kavanozat të mbushen përgjysmë. Lini hapësirë në krye. Vendosni kapakun. Mbani kavanozat tuaj në temperaturë dhome. Shtoni erëzat dhe thelpinjtë e hudhrës. Hapni kavanozat çdo ditë në mënyrë që gazi i akumuluar nga fermentimi të dalë jashtë. Procesi i fermentimit zgjat 1-2 muaj. Nëse qepët mbajnë erë të çuditshme pasi t’i keni hapur hidhini dhe filloni nga e para. Kjo teknikë fermentimi është e sigurt, e thjeshtë, e shëndetshme dhe e lirë. Ju mund të ruajë ushqime të ndryshme në këtë mënyrë për muaj. Sistemi juaj imunitar do t’ju falenderojë.