Përdorimi i këtij bari ul rrezikun nga kanceri

Përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, thonë studiuesit kinezë. Ata kanë bërë një studim, në të cilin morën pjesë 600 mijë njerëz, që është njëherësh studimi më i madh i këtij lloji, për të zbuluar më shumë mbi lidhjen e kancerit dhe aspirinës. Ata zbuluan se pacientët të cilët e përdornin aspirinën çdo ditë për rreth 7 vite ishin 47% më pak të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe ezofagut dhe 38% më pak të rrezikuar për t’u diagnostikuar me kancerin e stomakut. Efekti i përdorimit afatgjatë të aspirinës në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit është hasur edhe te kanceri i gjirit, fshikëzës së urinës, veshkave, shkruan Telegraph.