Dy persona morën HIV pasi kanë kryer procedura kundër plakjes në një qendër zbukurimi, ku përdoreshin gjilpëra të pista për të kryer procedurën, thonë zyrtarët e shëndetësisë, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Departamenti i Shëndetësisë në New Mexico, tha të hënën se kanë frikë se klientët e paidentifikuar mund të jenë infektuar nga shiringat që u përdorën për të kryer procedurën kundër plakjes.
Të dy klientët u kontraktuan me virusin pasi vizituan qendrën, e cila u mbyll shtatorin e kaluar lidhur me shqetësimet rreth asaj se si i trajtonin njerëzit dhe nëse kishte apo jo licencë për të punuar.
Të infektuarit vizituan spitalin midis majit dhe shtatorit të vitit 2019, dhe janë ndër 100 ish-klientët që deri më tani janë infektuar me HIV dhe sëmundje të tjera të gjakut.
Kjo procedurë u bë më e njohur pasi Kim Kardashian ndau një fotografi teksa ishte duke e bërë në fytyrën e saj gjatë vitit 2013.