Kishte përdhunuar dy djem të mitura me moshë 10 dhe 14 vjeç, kur ishte 30 vjeç, dhe për këtë arsye pas thuajse 60 vitesh, një i moshuar u dënua nga gjykata, por nuk do të shkojë në burg. “Tashmë është shumë plak dhe i sëmurë, dënimi është i kotë”, deklaroi gjyqtari gjatë dhënies së dënimit.
Një histori padrejtësie dhe mizorie në të njëjtën kohem, e cila vjen nga Armagh në Irlandë. John Joe Kiernan, një burrë 86-vjeçar, u shpall fajtor për përdhunim, ndaj dy vëllezërve të mitur, gjatë viteve ‘50-‘60,
Përdhunimi la gjurmë në jetën e dy vëllezërve, të cilët u rritën mes shumë vështirësish dhe me makthin e asaj që kishin kaluar, por që nuk gjetën kurajo të denonconin.
John Joe Kiernan, edhe në të kaluarën ishte dënuar për krime të tilla, ku në vitin 2005, u shpall fajtor për përdhunimin e tre djemve dhe një vajze përgjatë viteve 1963 dhe 1973.
Të mërkurën e kaluar ai u dënua sërish me 15 vite burg. Por për shkak të moshës së madhe dhe problemeve shëndetësore, pasi vuan nga diabeti dhe është operuar në zemër, gjyqtarët vendosën që të mos e ndëshkojnë me burg.