Një psikolog i akuzuar për përdhunimin e pacientes së tij është gjetur i vdekur në qelinë e burgut.
Dean Funabiki nga Pullman, Washington u gjet i pavetëdijshëm dhe i varur me një çarçaf në qelinë e burgut.
67-vjeçari mbrëmjen e së premtes doli përpara gjykatës nën akuzën e përdhunimit të shkallës së dytë.
Përdhunimi i shkallës së dytë mbulon rastet kur viktima është pacient i një ofruesi të kujdesit shëndetësor dhe kryerësi është ofruesi.
Një grua rreth 40 vjeç akuzoi në polici psikologun dhe terapistin për përdhunim. Dhe testet e ADN-së të mbledhura nga gruaja përputheshin me ato të Funabiki.
Policia tha se po hetohet për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së 67 vjeçarit.
Policia Brett Myers, tha se Funabiki nuk kishte dhënë shenja vetëvrasje.
Funabiki punoi si një terapist praktikant në Shtetin e Washington që nga viti 1978. Ai do të kishte në pronësi Funabiki and Associates, që nga 1981.