Përdhunoi një shqiptare, 9 vite burg për Robinhon!

Robinho në burg për dhunë seksuale ndaj një vajze shqiptare. Lajmi i bujshëm vjen nga Italia, ku e përditëshmja prestigjioze “Gazzeta Dello Sport” raporton se ish sulmuesi i Milanit, është dënuar me 9 vjet burgim. Sipas saj seksioni i gjykatës së Milanos, i udhëhequr nga Mirolina Panasiti e ka dënuar Robinhon, me 9 vite pas hekurave për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajzë shqiptare e cila në kohën që ka ndodhur ngjarja, ka qenë 22 vjeçe.

Gjithçka ka ndodhur në një diskotekë të Milanos në 22 janar të vitit 2013. Vepra penale, tejet e rëndë, sipas hetimeve është konsumuar nga Robinho që në atë kohë luante sezonin e tij të tretë nga 4 që qëndroi me fanellën kuqezi te Milani. Sulmuesi ka kryer gjithçka bashkë me 5 persona të tjerë. Futbollisti që tani është 33 vjeç ndodhet në Brazil ku luan me Atletiko Minieron, por pas këtij dënimi në Itali nga gjykata e Milanos karriera e tij rrezikon të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme.