Lindi femër, por vendos që të bëhet mashkull pas abuzimit seksual nga i ati. Pas disa vitesh pendohet dhe ndryshon mendim. Lee Harries lindi si Debbie Karemer, donte që të tregonte historinë e saj për të përcjellë mesazhin se ndryshimi i gjinisë ishte gabimi më i madh i jetës së saj.
Debbie e lidhi ndryshimin e gjinisë me abuzimin seksual që i bëri i ati. Pas pesë vitesh terapi ajo thotë :-“Unë nuk jam transvestite, por një grua që vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Siç raporton, Lee ndihet e bllokuar në një trup që nuk është i tij dhe është në listë për të anuluar operacionin që i është nënshtruar 15 vjet më parë.
Vajza u braktis nga i ati i saj që u takua përsëri në moshën 14 vjeçare. Për fat të keq gjërat nuk shkojnë siç Debbie kishte ëndërruar dhe babai filloi abuzimin e saj: -“Do të doja që koha të kthehej pas. Unë jam një grua, jam ende Debbie”.
Trauma e përdhunimit ka shkaktuar çrregullime të ndryshme në të që dukeshin të lidhura me transeksualizmin, por vetëm pas gati 20 vjetësh ajo kuptoi se çfarë kishte ndodhur brenda saj.