Vëllai i Serxho Agueros ka përfunduar në telashe. Aleksandër Gaston Del Kastijo provoi të bëhej lojtar, por u aktivizua vetëm në kategoritë inferiore. 21-vjeçari e mbylli karrierën e tij në janar dhe u bë protagonist këtë fundjavë për një episod që ndodhi në kryeqytetin e Argjentinës.
Ai është arrestuar nga policia, pasi u denoncua nga një vajzë për përdhunim. Sipas denoncimit të bërë, vajza ishte mbyllur në një dhomë të një shtëpie bashkë me vëllanë e Agueros dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë. Por ai shpeshherë dilte nga dhoma dhe shkëmbehej me një tjetër burrë, i cili ishte shoku i ngushtë i vëllait të Agueros. Vajza kërkoi ndihmë dhe në vendngjarje mbërriti policia.
Ajo u transferua në spitalin Fernandez të Buenos Airesit, ku kreu disa kontrolle për të konfirmuar atë që ka ndodhur. Akuzat e vajzës janë bërë në drejtim të Aleksandër Gaston, vëllai i Agueros dhe për Hektor Agilerën, i cili ishte personi tjetër prezent në përdhunim. Të dy kanë përfunduar në pranga.