Londër, 5 shkurt – Persona të panjohur kanë përdhosur varrin e Karl Marksit, i cili gjendet në varrezat “Hajgejt” në pjesën veriore të Londrës.
“Përmendorja e Karl Marksit është përdhosur!, bëri të ditur sot në Tuiter udhëheqësia e varrezave “Hajgejt”, duke shtuar se përmendorja mbi varrin “është dëmtuar në sulm vandal me çekan, para pak ditësh”, pwrcjellw gazeta KOHA.
Kjo nuk është përdhosja e parë e varrit të Marksit, i cili gjendet në listën e trashëgimisë kulturore britanike. Më seriozja deri më tani ka ndodhur në vitin 1970, kur ndaj varrit ishte hedhur bombë.
Marks, i cili është autor i “Kapitalit” dhe bashkautor i “Manifestit komunist”, nga viti 1849, e deri në vdekjen e tij në vitin 1883, ka jetuar në Londër. (koha.mk)