I njohur si “Bisha i Kavos” në Greqi, Dimitris Aspiotis, u arrestua dhe u dënua në 2012-ën për përdhunimin e të paktën 7 femrave britanike në një resort në ishullin e Korfuzit. Ai u dënua me 52 vite burg, por Gjykata Greke ia uli dënimin duke e liruar me kusht këtë vit.
Por ai është rikthyer në vëmendjen e mediave britanike jo për faktin se u lirua, por për fotot që ai ka publikuar në rrjetet e tij sociale.
Ai ka publikuar foto nga resorti ku 7 vite më parë përdhunoi të paktën 7 femra britanike para se të zbulohej dhe arrestohej. Një prej të cilave një selfie me një turiste pas krahëve të tij.