Tiranë, 5 gusht – Përçarje e opozitës së bashkuar shqiptare ose taktikë e re është çështja të cilën e vendosi opinioni shqiptar pas vendimit të fundit të tre partive politike për të paraqitur pjesëmarrje në zgjedhje lokale të caktuara me dekretin e fundit të presidentit Ilir Meta dhe mos paraqitjen e Partisë Demokratike, e cila e kryeson opozitën. Përgjigjja për këtë me siguri do të mësohet së shpejti.
Nga partia e tretë politike sipas madhësisë në vend dhe e dyta në opozitën e bashkuar, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nuk dëshiron të komentojë nëse opozita është e ndarë rreth zgjedhjeve lokale më 13 tetor.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar një kërkesë me qëllim regjistrimin e kësaj force në zgjedhjet e 13 tetorit. Ajo që është me rëndësi është se 13 tetori është ditë legjitime e zgjedhjeve për pushtetin lokal sipas dekretit të presidentit Ilir Meta dhe e respektojnë të gjithë”, deklaroi për gazetarët sekretari i përgjithshëm Endrit Braimlari pas dorëzimit të kërkesës në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Braimllari u bëri thirrje anëtarëve të KQZ-së nga radhët e partisë qeveritare socialiste që të bashkohen ndaj dekretit të Metës, sepse siç tha, në të kundërtën ata bartin përgjegjësi penale.
Sot kur është edhe afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, kërkesën në KQZ e kanë depozituar LSI, Partia republikane dhe agrare, të cilët janë pjesë e opozitës së bashkuar.
Nga ana tjetër lideri i PD-së, Lulzim Basha, porositi se zgjedhjet nuk janë çështje numrash, por çështje e standardit.
Sipas Bashës, “zgjidhja e krizës në të cilën është fundosur vendi fillon me dënimin e politikanëve të kapur në blerjen e votave dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar, për shkak të pushtetit dhe logjikisht pasurim”.(koha.mk)