Shkup, 9 tetor – Qeveria në seancën e djeshme e përcaktoi tekstin e Propozim- ligjit për subvencionimin e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social për shkak të rritjes së pagave, me të cilin do të mundësohet pagesa e kontributeve nga Buxheti i RMV-së në emër dhe llogari të punonjësve te punëdhënësit nga sektori privat.
Qëllimi i Ligjit për subvencionimin e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social dhe nxitjen e punëdhënësve të paguajnë pagë e cila është më e lartë se 100 euro, për shkak të përmirësimit të standardit ekonomik të të punësuarve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Në këtë rast, siç shtohet në kumtesë, të siguruarit pa pengesë i realizojnë të drejtat e sigurimit social, ndërsa punëdhënësit nuk kanë detyrim të paguajnë kontribute për siguri social për vlerën e rritjes së pagës.