Gjykata Supreme e Venezuelës sot i caktoi masë paraburgimi nënkryetarit të Kuvendit kombëtar të Venezuelës, Edgar Zambrano dhe urdhëroi që vihet në paraburgim në burgun në Karakas.
Gjykata vendosi Zambrano të mbetet në paraburgim deri në fillim të procesit gjyqësor kundër tij nën akuzën për “mashtrim shtetëror, komplot dhe kryengritje qytetare”.
Autoritetet në Karakas e arrestuan Zambranon duke e akuzuar se është një prej organizatorëve të “tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet”, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Huan Guaido, i cili në janar të këtij viti u shpall president i përkohshëm i Venezuelës.(koha.mk)