Janë përcaktuar 8 tenistet që do të luajnë javën e ardhshme në finalet e Championship për femra. Në grupin e bardhë janë garbine Muguruza, Karolina Pliskova, Venus Williams dhe Jelena Ostapenko. Ndërsa në grupin e kuq janë tenistet Simona Halep, Elina Svitolina, Caroline Wozniacki dhe Carlonine Garcia. Kjo e fundit u ngjit këtë javë në vendin e tetë dhe siguroi një biletë për në finalet e Championship, pas dy fitoreve radhazi që arriti në turnetë e Wuhan dhe Pekinit.
Dy tenistet e para të çdo grupi shkojnë në gjysmëfinale e më pas në finale, por këtë herë duket e vështirë të parashikosh një pretendente, duke qenë se këtë vit janë 5 teniste që kanë kapur kreun e renditjes botëtore. Pra, të gjitha finalistet kanë shanse reale për ta fituar këtë turne, që do të zhvillohet në Singapor. Për herë të parë mungon Serena Williams, por rikthehet pas një mungese të gjatë motra e saj Venus. Ndeshjet luhen në sipërfaqe me çement dhe në fushë të mbyllur.