Një molekulë yndyrore, e gjetur në avokado e forcon efektin dhe funksionimin e insulinës në organizëm, shkruan MedicalNews, transmeton Express.
Avokadot përpos që janë një ushqim shumë i shijshëm, ata gjithashtu përmbajnë një lloj molekule yndyrore, e cila në mënyrë shumë të sigurt e zvogëlon rezistencën ndaj insulinës.
Një studim i bërë nga hulumtuesit e Universitetit Guelph, në Kanadë, sugjeron që ky përbërës që është prezent në avokado mund ta zvogëloj dukshëm rrezikun e diabetit 2.
Tipi 2 i diabetit, e parandalon trupin që në mënyrë efikase të procedoj glukozën ose sheqerin. Tek njerëzit me këtë sëmundje, ky proces ndodhë kur organizmi nuk arrin të prodhojë sa duhet insulinën, apo nuk mund ta përdor atë në mënyrën e duhur.
Studimi është publikuar në revistën “Molecular Nutrition&Food Research”, dhe autorët e këtij studimi i inkurajojnë të gjithë njerëzit, që janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje apo kanë ndonjë histori familjare me sëmundje të tillë që të konsumojnë avokado./ Express