Në kuadër të javës së 12-të të Ligës rajonale Lindje të BeH, në Potoçari po përballeshin skuadra lokale e Omladinac dhe ajo e BSK Ledinci. Në aspektin sportiv çdo gjë ishte në rregull dhe ajo u mbyll me barazimin 3:3, por rrëfimi i kësaj ndeshje është ajo se kjo përballje mund të përfundonte me një tragjedi. Në fakt futbollisti Đorđe Gajić, pas një ndërhyrje ‘ rrëshqiti’, në drejti të pankinës ku po rinin futbollistët rezervë. Ai nuk arriti të ndalej dhe me kokë godi shtyllën e pankinën. Me njëherë kishte filluar gjakderdhja nga koka. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve nuk kishte ndodhur tragjedia.