Kuqezinjtë do të rikthehen sot në fushë për të luajtur ndeshjen miqësore kundër Jordanisë në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Takim që e gjen Shqipërinë të përgatitur për një ndeshje të tillë, ku trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë që të bëjë dhe eksperimentime për të parë të metat e skuadrës para takimit kundër Izraelit për Ligën e Kombeve.
Trajneri është i dyzuar në disa pika të formacionit, që nga porta e deri në sulm, pasi ka disa alternativa që janë pothuajse në të njëjtin nivel. Në portë ka menduar që t’i japë dorën Etrit Berishës, i cili po përjeton moment krize tek Atalanta, por edhe Strakosha e meriton vendin e titullarit duke qenë se është një nga më të mirët në Serie A.
Sa i përket mbrojtjes, aktualisht problem thelbësor është bërë krahu i majtë, ku Ermir Lenjani duket se do t’i lërë vendin Egzon Binakut. Megjithatë, mbetet për t’u parë për sot në mbrëmje. Taulant Xhaka është në balotazh me Migjen Bashën, lojtar që ka marrë rol titullari te Aris-i i Selanikut, ndërkohë që Uzuni me shumë gjasa do të ulë në stol Enis Gavazajn. Rei Manaj në vijën e parë të sulmit konkurron me Bekim Balajn, por shkodrani ka më tepër eksperiencë.
Bastet – Kuqezinjtë ndaj një kundërshtari që nuk e njohin janë më favoritë dhe në kompaninë e basteve Bast Arena. Jordania është e pozicionuar në vendin e 110 në FIFA, ndërkohë që Shqipëria ndodhet afërsisht 55 vende më lartë. Që do të thotë se ka diferenca të mëdha në letër. Ndërkohë që në Bast Arena fitorja e kuqezinjve kuotohet me shifrat 1.51 dhe barazimi me 3.57. Fitorja e Jordanisë kap shifrën 6.03.
Miqësore | Shqipëri – Jordani 20:00
Shqipëria: Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Lenjani (Binaku), Xhaka (Basha), Lila, Grezda, Memushaj, Uzuni (Gavazaj), Balaj (Manaj).