Masa të identike kundër përhapjes së virusit Korona kanë ndërmarrë vendet e rajonit në raport me kufizimin e lëvizjes dhe karantinën. Më shumë të sëmurë dhe viktima ka në Greqi, vend i cili ka edhe më shumë banorë
Destan JONUZI
Shkup, 1 prill – Në të gjitha vendet e rajonit qeveritë kanë vendosur masa të ngjashme rreth kufizimit të lëvizjes për të parandaluar përhapjen e Korona virusit. Orë policorë nuk ka në Mal të Zi dhe Bullgari, por atje ka disa masa ndalese për lëvizje dhe tubime, ndërsa më shumë të sëmurë dhe viktima ka në Greqi. Të gjitha vendet kanë karantinë obliguese për të gjithë shtetasit të cilët kthehen nga vendet e ndryshme të botës, dhe sillet prej 14 deri 28 ditë.
Nëse krahasohen numrat e Serbisë, e cila ka thuaj se numër të barabartë të banorëve me Bullgarinë, janë të evidentuar dyfishë më shumë të sëmurë. Ndërsa nëse bëhet paralele mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë, të cilat shtet po ashtu kanë numër të përafërt të banorëve, Maqedonia ka të regjistruar trefishë më shumë raste nga Korona virusi. Në anën tjetër, Mali i Zi që ka më pak banorë krahasuar me vendet tjera të Ballkanit perëndimor, ka numër të njëjtë të të infektuarave sa ka edhe Kosova. Në të gjitha vendet janë regjistruar edhe raste vdekje. Maqedonia e Veriut, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi mesatarisht kanë 100 të sëmurë në 1 milion banorë. Bullgaria dhe Kosova kanë dy herë më pak, gjegjësisht rreth 50 të infektuar në 1 milion banorë. Masa e fundit të Qeverisë së Maqedonisë është vendosja e orës policore gjatë vikendit nga ora 16 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa më parë ishte vendos masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit. Qytetarët më të vjetër se 67 vjet kanë të ndaluar lëvizjen jashtë nga ora 11 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërkaq për persona nga 18 deri 21 vjet u është ndaluar lëvizja nga ora 21 deri në ora 12 të ditës. Po ashtu janë ndaluar edhe tubimet në grup në më shumë se 5 persona. Karantinë obliguese prej 14 ditësh, për shtetasit e Maqedonisë që kthehen nga vende të ndryshme të botës. Në vend numër i fundit i të sëmurëve arrijnë në mbi 259, ndërsa janë regjistruar edhe 7 vdekje.
Në Serbi ka ndalesë për lëvizjes gjatë vikendeve nga ora 15 deri në ora 5 të mëngjesit. Qytetarët që janë më të vjetër se 65 vjet gjatë ditëve të punës mund ti lëshojnë shtëpitë e tyre nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 17, ndërsa për më të moshuarit është e lejuar lëvizja nga ora 3 e mëngjesit deri në ora 8, për të blerë gjësende që ju duhen. Vetizolimi nga 14 ditë është rritur në 28. Serbia e cila ka 7 milionë banorë ka të regjistruar mbi 741 raste të të infektuarve nga Korona dhe 15 raste vdekje. Edhe në Malin e Zi vetizolimi është 28 ditë. Ndërkaq, së paku dy persona mund të jenë në vende publike. Barnatoret dhe dyqanet mund të punojnë deri në ora 18. Ndalesë për lëvizjen e qytetarëve nuk ka. Mali i Zi është vend i mbi 62 mijë banorëve, ndërsa ka 91 të infektuar dhe dy të vdekur nga Korona virusi. Ndërkohë, Greqia tërësisht është në karantinë, gjegjësisht qytetarët mund të dalin nga shtëpitë vetëm se për në punë dhe në raste urgjente, të bëjnë pazar për ushqim, blejnë barna, kryejnë shërbime bankare, por këtë mund ta bëjnë vetëm vetë ose në shoqëri të një personi tjetër.Greqia nga vendet fqinjë ka më shumë raste të të infektuarve, mbi 1156 persona të infektuar në 11 milionë banorë, si dhe 39 të vdekur.
Në Kosovë ndalesa për lëvizje vlen nga ora 17, përveç në rast të nevojës shëndetësore, për prodhimtari, fuqizim dhe shitje të mallrave esencial dhe për shërbime dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e epidemisë. Ndalesë për lëvizje ka edhe në zonat e hapura të qytetit dhe sheshe, ku përjashtim bëjnë banorët që jetojnë përreth, si dhe personeli i autorizuar nga autoritetet. Në shtetin e Kosovës me 1.7 milionë banorë janë regjistruar 94 raste të të infektuarve nga virusi dhe një vdekje. Në Bullgari është e ndaluar vizita e parqeve, shesheve dhe vendeve tjera publike. Është ndaluar edhe lëvizja nga një qytet në një tjetër, përveç në rast se bëhet fjalë se shkohet në punë, apo nevoja shëndetësore. Qytetarët mbi 60 vjet mund të shkojnë nëpër dyqane për të bërë Pazar nga ora 8.30 deri në ora 10.30 e mëngjesit. Të gjithë që kthehen nga vendet të ndryshme të botës detyrimisht duhet ti nënshtrohen karantinës 14 ditore. Në 7 milionë banorë sa numëron Bullgaria ka shënuar 354 të infektuar dhe 8 vdekje nga virusi.
Ndërkaq, në Shqipëri numri i të prekurve me Korona virus ka arrit në 243, ndërsa 13 persona kanë ndërrur jetë. Masat e Qeverisë së Shqipërisë për parandalimin e Korona virusit parashohin ndalesë të transport urban pa specifikuar një afat. Policia ka caktuar 66 pika kontrolli të përbëra edhe nga ushtria, për të verifikuar nëse personat e ardhur nga Italia, Disa nga masat që aplikohen në Shqipëri janë mbyllja e të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës. Gjoba është 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës. Gjobë në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik. Në Shqipëri është shpall gjendje emergjente. Për momentin, vetëm Serbia e shqyrton mundësinë për vendosjen e orës policore 24 orë, siç është shprehur presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në rast se nuk ndryshon sjellja e njerëzve. Ndërsa vetëm Qeveria e Malit të zi nga të gjithë vendet e rajonit e ka publikuar edhe regjistrin e njerëzve të cilët janë në vetizolim. (koha.mk)