Shkup, 18 korrik – Zgjedhja e kryetarëve të komisioneve si trupa ndihmës të LSDM-së do të jetë temë dominuese në takimin e sotëm të Këshillit Qendror të partisë në pushtet. Zgjedhja e nënkryetarëve nuk është në rendin e ditës, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para fillimit të seancës së Këshillit qendror në selinë e partisë në Shkup.
“Dominon zgjedhja e kryetarëve të komisioneve si trupa ndihmës. Këto janë trupa profesional të LSDM-së, këshilli ekzekutiv i përcaktoi, ndërsa tani në pajtim me statutin e partisë duhet t’i përcaktojmë dhe të Këshillit qendror, më pas pason riekipimi i tyre”, tha Zaev.
Ai paralajmëroi se sot në Këshillin qendror do të kumtohet edhe zgjedhja e koordinatores së re në Forumin e grave të LSDM-së, ndërsa do të diskutohet edhe për ngjarjet politike aktuale, si edhe për aktivitetet e ardhshme terrenore si përgatitja e partisë për periudhën e ardhshme.
I pyetur nëse në takimin e sotëm të Këshillit qendror në rend dite është e zgjedhja e nënkryetarëve të partisë, Zaev tha se akoma nuk kanë vendim prandaj kjo nuk do të jetë temë e Këshillit qendror.
Seanca e KQ të LSDM-së në pushtet mbahet para takimit të liderëve të cilën kryeministri dhe lideri i partisë Zaev e caktoi për nesër.