Për Zaevin premtimi nga politika është dorëzuar, Mickoski akuzon për ndikim të politikanëve në gjyqësi

29

Shkup, 30 qershor – Një pjesë e madhe e reformave në gjyqësi  kanë përfunduar e porositi atë që është në lidhje me  ligjet dhe  legjislativën,  ndërsa  plagë e kancerit është zbatimi praktik, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev  sonte në TV duelin me kryetarin e  VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski.

Zaev theksoi se  duhet të vijojë proces i spastrimit në gjyqësi  ku të gjithë gjykatësit  ku vjetërohen  lëndët në mënyrë automatike do të shkarkohen dhe do të bëhet  kontrollim i kompletuar  i gjendjes pronësore të gjykatësve, prokurorëve dhe familjeve të tyre, që të konfirmohet siç tha, ndershmëria e vetë drejtuesve të drejtësisë dhe gjithsesi kontrolli i lëndëve diku rreth pesë për qind në pesë vitet e ardhshme sipas shembullit të rastësishëm.

Zaev potencoi se  me spastrimin e  gjykatësve të pandershëm të cilët punojnë në gjyqësi do të jepet më shumë hapësirë  për gjykatësit e ndershëm.

Mickoski, sërish, akuzoi për ndikim të politikanëve në prokurorinë  dhe gjyqësinë. “Sot keni njerëz  të cilët  për një procedurë të thjeshtë  kur të shkojnë në gjykatë  ndjehen  të poshtëruar  nga vetë institucioni   dhe duhet paraprakisht të ulen  dhe të shikojnëi  nëse kanë ndonjë të afërm. Kjo nuk është problem për mentalitetin por  përvojë problematike  është ajo të ndërtohet në bazë  të asaj që ka ndodhur  në të kaluarën”, tha Mickoski.

Sipas tij, pushteti nuk ka arritur t’i  realizojë premtimet  në tre vitet e fundit, ndërsa si shembull, mes tjerash e citoi  zgjedhjen  në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

“Me qasjen e tillë  të ndarësve të drejtësisë  nuk mundemi të presim  se  diçka dramatike  do të bëhet”, tha Mickoski.

Duke replikuar Zaevin tha se askush nga politikanët  nuk i zgjedhin  kryetarët e këshillave gjyqësor, të gjykatave, të akademive për gjykatës. Ky është, potencon, dallimi  mes perceptimit tonë  për gjyqësi dhe oponentit tonë.

Comments are closed.