Shkup, 18 shkurt – Nga 85,179 persona të cilët deri më tani janë interesuar të marrin vaksinë, 38,000 janë mbi moshën 70 vjeçare, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinimi në vend filloi dje me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë tregon se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.
“Me ta, çdo ditë jemi një hap më afër fundit të pandemisë të shkaktuar nga KOVID-19”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në faqen zyrtare në Fejsbuk.