Shkup, 8 qershor – Për uikend nuk do të qarkullojnë linjat e autobusëve 25 (Qendra Transportuese – Vodno e Mesme) 25A (Automakedonija – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtypshkronja – Vodno e Mesme, përveç linjës 25 me itinerar të rregullt pas orës 16 të shtunën, përkatësisht pas orës 15:30 të dielën, informojnë nga NQP Shkup.
Arsye për ndërprerjen e përkohshme të linjës së autobusëve është mbajtja e garës në automobilizëm “Çmimi i Shkupit Vodno 2018” e cila do të mbahet në Vodno.
Për ato arsye rruga nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Inxhinierisë Sizmologjike deri në Vodno të Mesme do të mbyllet për komunikacion, që kushtëzon ndërprerje të linjave të autobusëve.
Nga NQP Shkup informojnë se nga data 10 qershor (e diel) linjat e autobusëve fillojnë me regjim veror të punës, i cili mund të shihet në ueb faqen www.jsp.com.mk.