Nju-Delhi, 23 korrik – Asnjë nga 216 fëmijët të cilët kanë lindur në 132 fshatra të Indisë në tre muajt e fundit nuk janë të gjinisë femërore, tregojnë të dhënat më të reja qeveritare. Për shkak të asaj në pjesën veriore të Indisë është ngritur hetim për kryerje të aborteve me qëllim të zgjedhjes së gjinisë.
Autoritetet në shtetin Utarakhand kumtuan se të dhënat zyrtare janë alarmante dhe ekziston dyshim për feticid femëror të përhapur, shkruan gazeta britanike “Indipendent”.
India me ligj i ndaloi abortet për selektim gjinor që nga viti 1994, por ajo praktikë është e zakonshme në vendin në të cilin prindërit tradicionalisht fëmijët e gjinisë mashkullore i konsiderojnë si “koka e familjes”, ndërsa fëmijët e gjinisë femërore si “obligim i shtrenjtë”.
Gjykatësi Ashish Çauhan konsideron se shkalla e fëmijëve të lindur të gjinisë femërore ka qenë e dyshimtë dhe se bëhet fjalë për feticid femëror.
“Ky është problem i shoqërisë indiane dhe ne duhet seriozisht të mendojmë dhe të ndërmarrim hapa konkret me qëllim që gratë në mënyrën më të mirë të shihen në shoqëri”, citohet në raportin e Qeverisë indiane.