Tiranë, 17 qershor – Prej fillimit të misionit të Fronteksit në Shqipëri 22 majit deri më tani janë zbuluar rreth 400 emigrantë në brezin e gjelbër të kufirit shqiptaro-grek.
Prej tyre 253 vullnetarisht janë kthyer prapa në Greqi, derisa të tjerët, pas kontrolleve të kryera të domosdoshme dhe deklaratave të dhëna në Drejtorinë për kufi dhe emigracion, janë transportuar në Qendrën për azil në Babru, në afërsi të Tiranës.
Drejtori i Sektorit për kufij dhe emigracion, Eduard Merkaj deklaroi se misioni Fronteks i jep rezultatet e para, pro problemi është largimi i kërkuesve të azilit nga qendra në Barbu.
“Shumë prej këtyre emigrantëve, të cilët aplikojnë për azil kryejnë keqpërdorim sepse tentojnë të ikin. Më shpesh atë e bëjnë për të kaluar në Mal të Zi, ndërsa kohëve të fundit edhe drejt Kosovës”, deklaroi Merkaj.
Ai thotë se pika kryesore e marrëveshjes mes policisë shtetërore dhe Fronteksit realizohet shumë mirë dhe paralajmëron se oficerë të vet mund të dërgojnë edhe disa nga vendet fqinje.
“Nga komunikimi me kolegët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, ata presin t’i shohin hapat pozitivë që ky operacion do t’i ndërmarrë në drejtim të uljes së emigracionit ilegal. Ata gjithashtu mund të sjellin oficerë të vet, të cilët do të jenë me status të vëzhguesve”, theksoi Markaj për televizionin tiranas “Ora njus”.
Kohë më parë ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj deklaroi se në vitin 2018 numri i emigrantëve ishte gjashtë herë më i madh në krahasim me vitin 2017, dhe se kjo dukuri është e pranishme edhe këtë vit.
Vitin e kaluar është vërejtur numër rekord i emigrantëve të cilët kërkuan azil në Shqipëri madje 4.095 kryesisht sirianë, përkundër vitit paraprak kur ai numër paraqiste 307.