Çiro Immobile u shfaq edhe një herë vendimtar për Lacion, duke shënuar dy herë në fitoren 3-0 ndaj Kaljarit. Vetëm 24 orë para këtij takimi, drejtuesit “bardheklatër” zyrtarizuan rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2022.
“Unë përjetë te Lacio? Jam krenar që do ta mbaj veshur këtë uniformë deri në vitin 2022”, u shpreh Immobile. Më pas, sulmuesi italian foli për ecurinë pozitive të Lacios, që vijoi me suksesin ndaj Kaljarit.
“Ishte shumë e rëndësishme që të merrnim fitoren e radhës. Duhet të falënderoj shokët e skuadrës për asistimet, por edhe publikun e mrekullueshëm, që më shtyn të bëj më të mirën për këtë skuadër. Titulli? Është e lehtë të ëndërrosh. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, për të marrë atë që mundemi”, deklaroi Immobile.
Një tjetër lajm pozitiv te Lacio ka të bëjë me rinovimin e kontratës së Stefan de Vrij. Mbrojtësi holandez deklaroi se dëshira e tij është të vijojë karrierën te skuadra kryeqytetase, por në futboll nuk i dihet kurrë.