Për të udhëtuar me taksi në Turqi duhet të tregoni dokument për identifikim

Taksistët e Turqisë janë të obliguar të kërkojnë nga udhëtarët dokumente për identifikim, që në atë mënyrë të mbrohen nga përgjegjësia e mundshme penale për kontrabandim me emigrantë. Siç shkruan gazeta “Miliet”, masa e sjellë nga Ministria turke e Punëve të Brendshme zbatohet në të gjitha 81 qarqet e Turqisë. Rregullativa e re është në fuqi për rastet kur një huaj kërkon transport nga një zonë në tjetrën. Përderisa shtetasi i huaj ka status të mbrojtjes ndërkombëtare në Turqi, duhet të tregohet letërnjoftimi që e konfirmon këtë, si dhe dokument që paraqet leje qarkullimi. Nëse i huaji është turist, duhet të legjitimohet me pasaportë që të transportohet. Nëse taksisti kapet duket transportuar udhëtarë në kundërshtim me rregullativën do të ndëshkohet dhe akuzohet për kontrabandim me emigrantë.