Liqenas, 2 dhjetor – Komuna e Liqenasit vazhdon me solidaritetin dhe mbështetjen e të pësuare në tërmetin katastrofal në Shqipëri.
“Kisha ortodokse e komunës së Liqenasit dhuroi 100.000 lekë për të familjet e pësuara, ndërsa mjetet financiare janë mbledhur edhe nga banorët të cilët do të paguhen në llogari të posaçme të hapura për këtë qëllim”, informuan nga komuna, transmeton gazeta KOHA.
Nga Liqenasi shtojnë se prefekti, Pol Kolefski për të pësuarit e ka dhuruar pagën e muajit nëntor.
Këto dit maqedonasit e Liqenasit në mënyrë masive janë kyçur në mbledhjen e ndihmave për të pësuarit nga tërmeti, kryesisht artikuj ushqimorë ,ujë, mjete për mbajtjen e higjienës, batanije, rroba.(koha.mk)