Ka një mënyrë për të luftuar pagjumësinë dhe netët e kaluara duke fiksuar çatinë! Duhet të mësohemi të na zërë gjumi njësoj siç bënin një herë e një kohë personat që kanë jetuar në epokën viktoriane.
Këtë zhytje në kohën e kaluar na e sugjeron profesori i historisë në Virginia Tech në SHBA Roger Ekirch, sipas të cilës ka qenë shpikja e energjisë elektrike që ka prishur ritmet tona, dhe se vetëm një gjumë i zgjatur dhe i vazhdueshëm është rigjenerues per trupin tone.
Shekuj më parë nuk flihej siç bëjmë sot, por flihej (sipas psikologut) sigurisht më mirë.
Por cila ishte rutina në epokën viktoriane. Në mungesë të energjisë, njerëzit shkonin për të fjetur sapo errësohej. Flinin për rreth 5 orë dhe pastaj zgjoheshin. Zgjoheshin dhe kalonin rreth një orë duke u marrë me punët e shtëpisë, duke lexuar, duke u relaksuar dhe pastaj ktheheshin në shtrat për “raundin e dytë” të gjumit.
Të flije në dy faza ishte atëherë një gjë krejtësisht normale. Por, me ardhjen e elektricitetit, gjithçka ndryshoi! Njerëzit filluan të shkonin në shtrat më vonë muzgut, dhe duke punuar e argëtuar edhe pas perëndimit të diellit.
Ky normalitet i ri ka zgjatur gjumin deri në mëngjes, shkaterroi ndarjen në dy pjesë te gjumit, për t’u bërë me pas sinonim i pagjumësisë dhe lodhjes.