Për ta ishte më e vështirë ikja e Maradonës, lojtarët e Gimnasias futen në fushë të përlotur për ish-trajnerin (VIDEO)

26

Të gjithë futbollistët anë e mbanë botës ishin të prekur nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, por më të prekurit sigurisht ishin lojtarët e Gimnasias në Argjentinës. Ata humbën trajnerin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë, ishte në drejtimin e tyre.

Lojtarët refuzuan të zbrisnin në fushë për të luajtur, por më pas e bënë, duke luajtur pasi ishte një ndeshje e Kupa Diego Maradona. Një minutë heshtje në fillim të ndeshjes, ku lojtarët e Gimnasias e kishin të pamundur t’i mbanin lotët, teksa shihnin përballë tyre fotografinë e ish-trajnerit.

Të detyruar për të luajtur, Gimnasia zbriti në fushë dhe ashtu të përlotur e luajtën ndeshjen ndaj Velez, ku triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të Koronel në minutën e 22’ dhe për kë mund të shkonte kjo fitore, veçse për Mardonën, që tashmë nuk jeton më.