Me mbështetje financiare nga IPA fondet në Gjevgjeli sot filloi realizimi i projektit për avancimin e sistemit të furtnizimit me ujë me të cilin duhet të përmirësohet furnizimi me ujë i 17.000 banorëve të Gjevgjelisë, Mrzencit, Poinit, Bogorodicës, si dhe Selemit dhe Stojakovës në komunën Bogdanc.
Fillimin e ndërtimit të sistemit të ri për furnizim me ujë e shënuan euroambasadori Samuel Zhbogar, minsitri i Financave, Kiril Minoski dhe kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov.
Është paraparë ndërtimi i katër bunarëve, stacionit pompues, stacionit për klorifikim të ujit, gypa, dhe rezervoar për ujë me kapacitet prej 1000 metra kubë.
Vlera e përgjithshme e projektit është 1,7 milionë euro, ndërsa Minsitria e Financave, siç informoi ministri Minoski, dha kontributin e vet me sigurimin e mjeteve përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale në vlerë prej 260.000 eurove si grant. Njëqind mijë euro janë siguruar përmes Projektit për ujësjellës dhe kanalizim të Minsitrisë së transportit dhe Lidhjeve.
Euroambasadori Zhbogar theksoi se një projekt i këtillë zbatohet për herë të parë në kuadër të fushatës së filluar kohë më parë “BE për ty”.
Sipas kryetarit të komunës së Gjevgjelisë, frangov, sistemi i ri i furnizimit me ujë duhet të jetë gati në nëntor, ndërsa aktiviteteve u kanë paraprirë shtatë vite kërkim i zgjidhjes për ujë cilësor.
Projekti për përmirësim të shërbimeve komunale realizohet me mbështetje të Bankës botërore dhe Komsionit evropian. përmes Bankës botërore nën kushte jashtëzakonisht të volitshme janë siguruar mjete për kredi të lira për komunat, përderisa përmes komponentit IPA sigurohen grante të cilat janë të dedikuara për implementimin e projekteve në mjediset rurale.