Sofje, 3 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë më 31 janar të vitit 2019 ka dërguar përgjigje deri te redaksia e internet faqes www/eurochicago/com me numrin e njerëzve, të cilët e kanë lëshuar shtetin, e nënshkruar nga Elena Shekerletova, sekretare në këtë ministri.
Sipas përgjigjes, më së shumti bullgarë ka në Gjermani – 416, por në vendet tjera numri nuk është theksuar në mënyrë precize.
Kështu për shembull në Francë numri është 60-80 mijë, Australi 10-15 mijë, Zelandë e Re 3-5 mijë. Për SHBA -300 mijë, për Greqi, gjithashtu, 300 mijë, për Kanada 70 mijë, për Spanjë, 250 mijë, për Britaninë e Madhe 300 mijë, për Itali 120 mijë.
Nëse krahasohen numrat me ato prej para shtatë viteve (sipas MPJ) do të shihet se në vitin 2011 numri i qytetarëve bullgarë në Gjermani ishte 74.869, ndërsa tani ky numër është mbi 400 mijë dhe kjo është shumë më shumë se sa në SHBA, Greqi dhe Spanjë.
Në vitin 2011 në Britaninë e Madhe ka pasur 100 mijë qytetarë bullgarë, në Francë 30 mijë, në Turqi 500 mijë. Numri i qytetarëve bullgarë të cilët kanë emigruar në shtatë muajt e kaluar në Britani është për 100 mijë, për Francë 30-50 mijë, për Turqi është ulur për 150.000.
Të dhënat për SHBA-në, Greqinë dhe Spanjën janë të njëjtat si edhe deri më tani. Numri i përgjithshëm i bullgarëve në botë, sipas të dhënave nga viti 2011, ishte 2.018.792 dhe nëse tani krahasohen, ekziston rritje për 400 mijë për shtatë vite – në mbi 2 milionë e 417 mijë qytetarë bullgarë jashtë Bulgarisë, thekson internet faqja e Çikagos.