Shkup, 25 shtator – Shkupi do të pajiset me 33 autobusë të rinj ekologjikë me gaz të cilat do të jenë pjesë e parkut vozitës të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike Shkup. Këtë sot në konferencën për shtyp e bëri të ditur kryetari i Shkupit Petre Shilegov.
“Angazhimi im, angazhimi i Qytetit të Shkupit është krijimi i një transporti publik i cili do të jetë edhe ekonomikisht efikas dhe i cili nuk do ta ndotë mjedisin e jetesës. Sot e nënshkruam marrëveshjen me njërin ndër prodhuesit më të mëdhenj mëme renome të autobusëve “MAN për furnizimin e autobusëve të rinj të cilat do të jenë në Shkup më së voni për shtatë muaj nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshje”, tha Shilegovi.
Janë furnizuar 21 autobusë me dysheme të ulët me kapacitet prej 85 udhëtarëve dhe 12 autobusë dypjesësh me dysheme të ulët me kapacitet prej 148 udhëtarëve. Autobusët e rinj janë me efikasitet energjetik. Krahasuar me konsumin e autobusëve të vjetër dizel këto autobusë shpenzojnë pothuajse dyfish më pak karburante që, siç tha Shilegovi, në mënyrë shtesë do t’i ulë shpenzimet e punës së NQP-së Shkup.
“Një eko autobus, lursen deri në 25.000 euro në vit vetëm për karburant. Përparësia më të madhe është që emetojnë dukshëm më pak СО2 apo pothuajse aspak nuk e ndotin ajrin”, theksoi kryetari i Shkupit.
Ai përkujtoi se para shtatë viteve Qyteti i Shkupit furnizoi 202 autobusë dizel dykatësh kinezë të cilat, siç tha, kanë kushtuar shumë, e janë me cilësi të ulët. Autobusët çdo ditë prishen, ndërsa NQP Shkup ka problem me autobusët kinezë për shkak të mosekzistimit të përfaqësuesit zyrtar, dhe nuk ka mundësi për servisimin e tyre dhe mbështetjes teknike. (koha.mk)