Uashington, 18 janar – Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve mbrëmë kumtoi se do t’i kontrollojë udhëtarët të cilët me aeroplan arrijnë nga Kina Qendrore.
Pasagjerëve do t’u matet temperatura dhe do të pyeten nëse kanë simptoma të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, nga i cili në Kinë vdiqën dy persona, ndërsa dhjetëra janë infektuar.
Kontrolli mjekësor do të bëhet në aeroportet e Nju-Jorkut, në San Francisko dhe në Los Anxhelos, në të cilat aterojnë më së shumti aeroplanë nga Vuhan, Kina Qendrore ku u paraqit sëmundja e ngjashme me ndezjen e mushkërive.
Në Vuhan deri tani 41 persona janë infektuar nga koronavirusi i ri i cili i përket grupit të njëjtë si SARS (sindrom i rëndë akut respirator) dhe MERS (sindrom respirator i lindjes së afërt).
Në epideminë e SARS në vitin 2003 në Kinë dhe vendet tjera aziatike humbën jetën disa qindra njerëz.