Për shkak të stuhisë, evakuim i 300 mijë njerëzve në Japoni

Tokio, 14 gusht – Autoritetet japoneze kanë kërkuar 310.000 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre në ishullin Shikoku,  më i vogli nga katër ishujt kryesorë japonezë, ndërsa rreth 350 fluturime janë anuluar për shkak të stihisë tropikale Krosa, e cila po i afrohet arqipelagut.

Stuhia tropikale e ndjekur me erë prej 108 kilometra në orë, po lëvizë drejt Japonisë jugperëndimore.

Shërbimi Meteorologjik Japonez publikoi se pret që Krosa të mbërrijë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Gjatë 24 orëve të fundit, meteorologët paralajmërojnë shi të rrëmbyeshëm në ishullin Shikoku.