Për shkak të reshjeve të shiut, shembje të imëta në disa vende në drejtimin rrugor Dellçevë – Koçan

Dellçevë, 14 shkurt – Reshjet e shiut i kthyen shembjet në rajonin e drejtimit rrugor Dellçevë – Koçan. Vozitësit informojnë se shembjet, edhe pse janë të përmasave të vogla, megjithatë janë të mjaftueshme për të shkaktuar dëme në automjete të cilat qarkullojnë në lokacionin e përmendur.

“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që udhëtojnë përmes këtij drejtimi rrugor të kenë kujdes, sepse shembjet janë në disa vende, duke filluar nga Koçani drejt Makedonska Kamenicës pas Istibanjës, si dhe nga Makedonska Kamenica drejt Dellçevës në atarin e fshatrave Iliovë dhe Dramçe. Edhe pse bëhet fjalë për shembje të imëta megjithatë gjatë vozitjes së shpejtë të njejtat mund të shkaktojnë probleme në komunikacion”, thonë vozitësit.

Shtojnë se komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa problem plotësues i vozitësve përveç shiut, dëm u bën edhe mjegulla, që sipas tyre është edhe një shkak që vozitësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” theksuan se ekipet e tyre rregullisht e kontrollojnë terrenin edhe atje ku ka dukuri të shembjeve reagohet në pajtim me mundësitë për punë në orët e mbrëmjes.(koha.mk)