Për shkak të parregullsive, janë zbuluar 60 automjete, të cilat kanë kryer transport publik në territorin e tërë shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme sot në kuadër të aksionit operativ “Leje” zbatoi kontroll të përforcuar në territorin e tërë shtetit të automjeteve me të cilat bëhet transport publik i udhëtarëve.

“Janë konrolluar 576 autobusë dhe automete tjera, me të cilat bëhet transporti publik, ndërsa parregullsi u konfrimua te 60 automjete. Automjetet janë përjashtuar nga komunikacioni dhe do të vijojnë padi adekuate”, kumtoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Nga ana e inspektorëve të Inspektoratit shtetëror për komunikacion rrugor dhe inspektorëve të vetqeverisjes lokale, të cilët po ashtu kanë marrë pjesë në kontrollin, janë ndërmarrë 18 masa për shkak të kryerjes së transportit pa licencë.

Advertisements