Londër, 8 janar – Aeroplanët nga aeroporti Hithrou në Londër nuk fluturojnë pasi që në afërsi të aeroportit është vërejtur një dron.
Zëdhënësja e aeroportit Hithrou deklaroi se policia punon në parandalimin e çfarëdo qoftë kërcënimi për sigurinë kombëtare.
Ajo theksoi se fluturimet janë ndërprerë për shkaqe sigurie dhe u kërkoi falje udhëtarëve.
Aeroporti i Londrës “Getuik” në dhjetor ishte i mbyllur për shkak të droneve që fluturonin mbi pistë. Atëherë, në periudhën e festave, dhjetë mijë udhëtarë ishin “bllokuar” në aeroport.