Podgoricë, 30 shtator – Gjykata Kundërvajtëse në Mal të Zi, vitin e kaluar dhe sivjet janë gjobitur 168 prindër të cilët kanë refuzuar t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, që është pothuajse tre herë më tepër se në periudhën prej vitit 2013 e deri në 2017-tën.
Sipas të dhënave të gjykatave të dorëzuara deri te gazeta “Vijesti” e Podgoricës, 140 prindër janë gjobitur në para, ndërsa 27 kanë marrë vërejtje.
Për shkak të refuzimit të imunizimit, prindërit kanë qenë të sanksionuar gjithsej 14.560 euro, që do të thotë se kryesisht kanë marrë gjobë ligjore minimale.
Sipas ligjit në Mal të Zi, gjoba minimale për mosvaksinim është 100 euro, ndërsa ajo maksimale dy mijë euro.