Shkup, 23 janar – Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në drejtimin rrugor Tetovë-Gostivar është zvogëluar në 50-100 metra, ndërsa në vendkalimin malor Strazhë prej 20-50 metra, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në vendet më të larta në pjesën perëndimore të shtetit ka mbetje të dëborës, pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje të dobëta të dëborës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete.