Shkup, 13 dhjetor – Vala Superliga e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit dhe tashmë klubet janë të fokusuar te merkatoja, si në hyrje ashtu dhe në dalje. Aktualisht vendin e parë e mban skuadra e Llapit, që ka grumbulluar 34 pikë, ndërkohë që e ndjek skuadra e Prishtinës, por duhet thënë se në garë për titull janë disa ekipe. Së fundmi mësohet se nga Llapi janë larguar dy futbollistë, të cilët kanë ndërprerë marrëveshjet me skuadrën kryesuese. Në mesin e tyre është sipas “gazeta olle” është edhe futbollisti tetovar Miran Maksuti.
Derisa këtë lajm për gazetën KOHA e konfirmoi edhe vet Maksuti. “Është e vërtetë se më nuk jam futbollist i Llapit. Kisha edhe gjashtë muaj kontratë, por shkaku që trajneri nuk më jepte rast të luaj, me kryesinë e klubit rram dakord që të ndërpresim bashkëpunimin dhe largohen. Vetëm dy ndeshje arrita të luaj dhe shënova dy gola, pjesën tjetër e kam kaluar në bankë”, pohon Maksuti.
Sulmuesi shtatlartë thotë se ka marr oferta nga klubet tjera kosovare por edhe ato nga kampionati vendor, mirëpo ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.
“Aktualisht jam në pushime në Zvicër. Kam marr disa oferta nga Kosova dhe Maqedonia, mirëpo ende nuk kam vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. Do të shqyrtoj mirë se cila oferta është më e mirë dhe atë do ta pranoj”, deklaroi për gazetën KOHA, Maksuti.
Cekim, me skuadrën kosovare Maksuti ishte bashkuar në qershor kur u transferua nga skuadra daneze Herlev, ndërsa në të kaluarën ai ka qenë edhe pjesë e FC Shkupi dhe “Dritës” nga Bogovina. (B.K.)