Shkup, 2 qershor – Më shumë se një në çdo gjashtë të rinj nuk punon pasi filloi pandemia e KOVID-19, përderisa, orari i punës i atyre të cilët kanë mbetur në punë është ulur për 23 për qind, tregojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Të rinjtë janë prekur në mënyrë disproporcionale nga pandemia, ndërsa rritja e madhe dhe e shpejtë e papunësisë te të rinjtë prej shkurtit e deri më tani i godet më shumë gratë e reja se sa burrat e rinj. Pandemia iu shkakton goditje të përhershme të rinjve. Ajo jo vetëm që e shkatërron punësimin e tyre, thonë nga ONP, por e pengon edhe arsimin dhe trajnimin dhe shkakton pengesa më të mëdha në rrugën e atyre të cilët dëshirojnë të hynë në tregun e punës ose ta ndryshojnë vendin e punës.
“Me 13,6 për qind, shkalla e papunësisë së të rinjve në vitin 2019 ishte më e lartë në krahasim me cilindo grup tjetër. Në suaza botërore kishte rreth 267 milionë të rinj të cilët janë të papunë dhe nuk janë të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET). Ata persona të moshës prej 15-24 që ishin të punësuar gjithashtu me mundësi më të madhe ishin të punësuar në forma të punës të cilat i vendosnin në pozitë të ndjeshme, siç janë profesionet e paguara pak, puna në sektorin joformal ose si punëtorë emigrantë”, thuhet në kumtesën e Zyrës së ONP në Shkup.
ONP bën thirrje për masa urgjente, vëllimore dhe të drejtuara nga politika për të rinjtë, përfshirë programe të përgjithshme të garancive për punësim-trajnim në vendet e zhvilluara, si dhe programe dhe garanci të cilat përfshijnë hapjen e një numri të madh të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në vendet ku bëhet testim dhe ndjekje e përforcuar, rënia mesatare e orëve të punës është ulur madje deri 50 për qind. Ekzistojnë tri shkaqe për këtë: testimi dhe ndjekja e ul nënshtrimin në masa të rrepta për izolim; e përmirëson besimin e publikut dhe në këtë mënyrë e nxit konsumin dhe e mbështet punësimin; dhe ndihmon për të vendos në minimum shkeljet e vendeve të punës. (koha.mk)