Bruksel, 16 tetor – Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel tha se liderët e EU27 do të vendosin se si më mirë ta vazhdojnë punën e tyre në vigjilje të valës së re të epidemisë së koronavirusit në Evropë.
“Situata është e komplikuar, do të biem dakord se si do të vazhdojmë punën. Video-konferencat janë të mira, por kanë kufijtë e saj kur bëhet fjalë për debate të ndjeshme”, tha Mishel.
Në fund të ditës së dytë të samitit të udhëheqësve të EU27 në Bruksel, Sharl Mishel tha se dy anëtarët e Këshillit Evropian u desh të largoheshin nga takimi për shkak të kontakteve me njerëz të infektuar.
Ai shtoi se ka liderë të BE-së që bëjnë thirrje për “kujdes më të madh” në rrethanat aktuale, por edhe ata që po bëjnë presion që takimet e nivelit BE të qëndrojnë fizikisht të pranishëm për efikasitet në vendimmarrje dhe ndërtimin e konsensusit.